Ronald Koeman dhe Arsene Wenger janë të dy nën presion para ndeshjes në kuadër të Premierë Ligës ndërmjet Evertonit dhe Arsenalit, por për arsye të ndryshme.
“Toffes” luajnë në Goodinson Park me shpresën për t’i dhënë fund rezultateve të njëpasnjëshme negative pas vetëm dy fitore nga tetë ndeshjet deri tani, ndërsa “Topçinjtë” kanë nevojë të rikthehen pas disfatës 2 me 1 ndaj Watfordit, shkruan portali arbresh.info.
Wenger është në mungesë të mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi (tërheqje muskulore), por Granit Xhaka, Alexis Sanchez, Mesut Ozil dhe Alexandre Lacazette janë rikthyer.
Wayne Rooney, Leighton Baines dhe Phil Jagiela janë në dispozicion për Evertonin pasi të gjithë ishin pushuar për ndeshjen kundër Lyonit në Evropa Ligë.
Dy skuadrat kanë zbuluar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së nëntë në kuadër të Premierë Ligë.
Takimi zhvillohet në stadiumin Goodinson Park duke filluar nga ora 14:30./arbresh.info/
https://twitter.com/Everton/status/922062645964034049
https://twitter.com/Arsenal/status/922062783604195334
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën