Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, ka bërë të ditur se Prokurioria e Shtetit në bazë të momerandunit me KQZ dhe institucionet e tjera për zgjedhjet lokale ka caktuar 86 prokurorë që do të punojnë në ditën e zgjedhjeve lokale për kryetar dhe kuvende komunale, më 22 tetor, raporton arbresh.info.
“Ka caktuar një koordinator në nivel të shtetit dhe një zëvendëskoordinator. Një prokuror për ditën e zgjedhjeve. Ka caktuar 7 koordinator për rajonet e Kosovës. Prokurori i shtetit ka caktuar 86 prokuror për ditën e zgjedhjeve të cilët kanë filluar punën që nga dita e parë e fushatës,” është shprehur Morina.
Edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha ka thënë se Policia e Kosovës i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për kryerjen e të gjitha detyrave që parashihen më marrëveshjen përbashkët për ditën e zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.
“Të gjitha këto aktivitete janë marrë duke zbatuar ligjin në vend”, ka thënë ai.
Sipas Rexhës Policia e Kosovës edhe në ditën e zgjedhjeve do t’i mbuloj të gjitha pikat dhe do të jenë në sigurim të personelit që ka për obligim bartjen e materialit./arbresh.info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...