Ligji për Kontrollin e Duhanit ka hyrë në fuqi në vitin 2013. Krahasuar me ligjet e tjera ky ligj ka gjetur zbatueshmëri të theksueshme. Por, megjithatë vazhdon të shkelet gjithandej vendit.
Nga 3 monitorimet mbi “Zbatueshmërinë e Ligjit për Kontrollin e Duhanit” të bëra nga KADC, është vërejtur se me shkelje prin sektori gastronomik, me rreth 61% të shkeljeve, duke u ndjekur nga restorante me rreth 30% të shkeljeve.
Një nga menaxherët e restoranteve në Prishtinë, tregon për se gjatë stinës së verës ky ligj zbatohen në përpikëri, ndërsa gjatë stinës së dimrit po kanë vështirësi për të krijuar hapësira për konsumin e duhanit.
Një tjetër menaxher i kafenesë në kryeqytet thotë për Tribuna Channel, se ky ligj është selektiv, megjithatë thotë se e respektojnë.
Ndërsa qytetarët shprehen të pakënaqur rreth përdorimit të duhanit në mjedise të mbyllura.
Ndërsa qytetarët të cilët janë konsumues të duhanit kanë kërkesa për një vend të posaçëm.
Nga statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si pasojë e duhan-pirjes në Kosovë vdesin rreth 2000 mijë persona në vit, ndërsa rreth 200 individë vdesin si rezultat i duhanpirjes pasive.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ‘lartëson’ Salahun, ...
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...