Madridi zyrtar e ka aktivizuar nenin 155 të Kushtetutës dhe e ka suspenduar Qeverinë e Katalonisë, por Katalonisë nuk ia ka hequr autonominë, ka njoftuar kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy.
“Qeveria spanjolle është detyruar ta zbatoj nenin 155 të Kushtetutës edhe pse nuk kemi dashur”, ka thënë ai.
Përveç kësaj, Rajoy ka theksuar se me këtë masë, administrata katalonase do të bartet në qeverinë qendrore, por se nuk hiqet autonomia e Katalonisë, por Madridi vetëm e ka suspenduar qeverinë rajonale, transmeton lajmi.net.
Rayoj ka thënë edhe se kërkon leje për shpërndarjen e parlamentit katalonas dhe të shpall zgjedhjet e parakohshme në atë rajon në afat prej gjashtë muajsh.
Kjo është hera e parë që qeveria qendrore e Spanjës në Madrid zbaton nenin 155 të Kushtetutës për të shpërbërë qeverinë rajonale dhe për të ftuar zgjedhje të reja.
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...