Njësi speciale të Policisë së Kosovës dhe policë special të EULEX’it janë duke qëndruar në rrugën ku banon Enver Sekiraqa.
“Unë jam në dijeni që policia janë duke patrulluar për shkak të sigurisë. Me aq sa di unë Sekiraqa është në arrest shtëpiak dhe është duke qëndruar në shtëpi”, ka thënë avokatja Kosovare Kelmendi për Gazetën Express.
Deri më tash nuk është bërë e ditur se pse policia është duke e bërë këtë patrollim.
Edhe në Policinë e Kosovës nuk kanë treguar motivet se pse njësitë e saj elite janë duke qëndruar në këtë zonë.
Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...