Kanë aderuar në Aleancën Kosova e Re dhjetëra studentë nga të gjitha universitetet e Kosovës.
Të rinjtë i mirëpriti Albena Reshitaj ministre e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, deputeti Islam Pacolli si dhe zëvendës-ministri Fatmir Matoshi, si dhe zyrtarë të lartë të AKR-së.

Ministrja Reshitaj tha së AKR është pasuruar me kreativitetin, energjinë dhe dijet e reja të studentëve dhe që tash e tutje projektet e përbashkëta me universitete nuk do të kenë të ndalur.
Ndërkohë deputeti Pacolli dhe zëvendës-ministri Matoshi thanë se bindjet liberale që frymojnë nga AKR janë ato që i kanë tërhequr studentët e rinj ta gjejnë veten në parti të tillë, duke shtuar se vendimi më i mirë ndonjëherë që e kanë marrë ata është ky.

Ndërsa përfaqësuesi i studentëve Patriot Kelmendi u shpreh që studentët janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë sepse janë e ardhmja e vendit, ndërkaq të ardhmen e ndritur e shohin duke shërbyer në frymën liberale e demokrate të AKR-së.

Deri më tani, deri në 150 trupa amerikane të plagosur në luf...
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...