Ndotja është lidhur me 9 milionë vdekje në mbarë botën në vitin 2015, sipas një raporti të ri të revistës shkencore “The Lancet”.
Të gjitha vdekjet kanë ndodhur në vende me të ardhura të ulta apo mesatare, ku ndotja është përgjegjëse për çerekun e rasteve. Bangladeshi dhe Somalia rezultojnë më të prekurat, ndërsa Brunei dhe Suedia janë vendet me më pak raste vdekjesh. Ndotja e ajrit ka impaktin më të madh, duke kontribuar në 2/3 e vdekjeve nga ndotja.
Shumica e këtyre vdekjeve u shkaktuan nga sëmundje joinfektive të lidhura me ndotjen, të tilla si ato të zemrës, ishemia dhe kanceri në mushkëri. Ndotjes së ajrit i faturohen 6.5 milionë vdekje të parakohshme. Këtu përfshihen ndotje nga burime të jashtme të tilla si gazrat shtëpiake si druri i djegur apo qymyri.
Gati 92% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në vende të varfëra, me impaktin më të madh në vendet që po përjetojnë një rritje të shpejtë ekonomike, të tilla si India, e cila ka nivelin e pestë më të lartë të vdekjeve nga ndotja, e Kina me nivelin e 16.
Rezultatet janë produkt i një projekti 2-vjeçar. Autorët kanë publikuar një hartë interaktive që ilustron të dhënat e tyre.
A mund t’i rrëzojë NATO avionët luftarakë rusë?
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Aeroporti i Kopenhagenit mbyllet pas vëzhgimeve të dronëve
Emisioni i Jimmy Kimmelit rikthehet të martën, njofton Disne...
KFOR nderon rreshterin turk që humbi jetën në vitin 1999 në ...
Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?