Nga Shtetet e Bashkuara po vjen një lajm i madh për një sëmundje të rëndë të tillë si Limfoma jo-Hodgkin. Autoritetet përgjegjëse kanë miratuar trajtimin revolucionar, i cili mund të rikonfigurojë limfocitet, qelizat imune të pacientit, duke i transformuar ato në vrasës të kancerit.
Terapia e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kancerit së bashku me Kite Pharma, mund të aplikohet tek të rriturit me neoplazmë malinje të indeve limfatike . Vetëm në Shtetet e Bashkuara do të ketë 3500 pacientë që çdo vit nuk mund të shërohen nga kjo sëmundje nëpërmjet kimioterapisë.
Trajtimi, i quajtur Yescarta, është terapia e dytë e gjeneve, e autorizuar nga autoriteti farmaceutik i SHBA pas Kymriah (që i përket Novartis).
Nëse kjo terapi kushton rreth 475.000 dollarë (por Novartis ka premtuar se do të jetë falas për pacientët që nuk përmirësohen pas një muaji), trajtimi i ri që modifikon limfocitet për të luftuar kancerin ka një kosto më të ulët rreth 370.000 dollarë.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia