Deputeti Milaim Zeka, i cili po mbahet në arrest shtëpiak për dyshimet për implikim në një skandal me viza punësimi në Gjermani, e ka të ndalur prononcimin për media.
Në vendimin e së martës të Gjykatës Themelore të Prishtinës, sipas bashkëshortes së deputetit të NISMA’s, Edlira Qefalija-Zekës, thuhet se Milaim Zeka e ka të ndalur çfarëdo prononcimi publik.
“Të pandehurit i ndalohet çdo prononcim publik në media, qoftë elektronike apo të shkruara”, citon Qefalija-Zeka për Gazetën Express, vendimin e gjyqtarit Isuf Makolli ndaj të dyshuarit për “mashtrim”, “krim të organizuar” dhe “shmangie tatimi”.
Me këtë rast, ajo tregon se bashkëshorti i saj e ka edhe telefonin e ndalur.
Ndryshe prej kufizimit për deklarim në media gjatë kohës sa Zeka ndodhet në arrest shtëpiak, i njëjti sipas vendimit të Gjykatës Themelore mund të kryejë angazhimet e tij si deputet.
Deputetit të NISMA’s, përveç në seanca të Kuvendit të Kosovës, i lejohet pjesëmarrja edhe në komisione parlamentare.
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...