Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka vizituar Leposaviqin.
Sipas mediave serbe, Gjuriq ka realizuar këtë vizitë për t’u informuar më afër në lidhje me sulmet mbi aktivistët e Listës Serbe, konkretisht anëtarët e familjes së Dragan Jabllanoviqit. Jabllanoviq është kandidat për kryetar të Leposaviqit, transmeton Indeksonline.
Gjuriq gjatë vizitës zhvilloi një takim me përfaqësuesit vendor të Listës Serbe duke thënë se askush nuk duhet të trembet nga abuzuesit, sepse sipas tij shteti serb është një garantues i sigurisë së qytetarëve në Kosovë.
Kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se do të përkrahin fuqishëm Listën Serbe pasi përmes tyre kanë ndikim të madh në Kosovë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...