Një burë u prezantua si inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e ka rrëmbyer një vajzë në Shkup të cilën me disa banditë të tjerë e kanë çuar në hotel, njofton Portalb.mk.
Për këtë ngjarje, MPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër P.B. (33), T.P. (31) dhe A.B. (31), të gjithë nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimit bazë për veprën penale të kryer “privim ilegal i lirisë”. Siç informojnë nga MPB-ja të paraqiturit rreth orës 13 në rrugën Boris Trajkovski. T.P me forcë e ka hipur vajzën në veturë ku ishin B.P. dhe A.B.
Derisa nëna e vajzës u mundua t’ju thotë ta lirojnë, A.B i ka thënë se është inspektor nga MPB dhe se duhet të shkojë patjetër me to. Pastaj, në hotel në afërsi të Vodnos e kanë mbajtur vajzën deri në mesnatë, ndërsa pastaj B.P me motoçikletë e ka dërguar në afërsi të shtëpisë.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...