Kina ka hyrë në një epoke të re ku duhet të marrë qendrën e botës, thotë presidenti Xi Jinping.
Progresi i shpejtë i vendit nën “socializmin me karakteristikat kineze” tregon se ekziston “një zgjedhje e re për vendet e tjera”, tha ai në kongresin e Partisë Komuniste, transmeton portali arbresh.info
Takimi me dyer të mbyllura përcakton se kush sundon Kinën dhe drejtimin e vendit për mandatin e ardhshëm.
Xi ka konsoliduar pushtetin dhe pritet të mbetet si shef i partisë.
Kongresi, i cili zhvillohet një herë në pesë vjet, do të përfundojë sot. Më shumë se 2,000 delegatë po marrin pjesë në ngjarje, e cila po zhvillohet nën një siguri të lartë.
Menjëherë pas përfundimit të kongresit, partia pritet të zbulojë anëtarët e rinj të organit të lartë vendimmarrës të Kinës, Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, i cili do të drejtojë vendin./arbresh.info/
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...