Raportimi për rrahjen e disa aktivistëve të Listës Serbe dje në Leposaviq, i ka hedhur poshtë ish-ministri, njëherësh kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se PKS-ja dënon me forcë gjuhën e urrejtjes si dhe metodat e kërcënimeve e shantazheve të përdorura nga Lista Srpska.
Sipas tij, plani i partisë së Goran Rakiqit është që ta bëjë veriun e Mitrovicës “strehë për kriminelët”.
Jabllanoviq ka paralajmëruar se do t’i dërgojë disa dëshmi të gjitha partive politike në Kuvendin e Serbisë për veprimtarinë kriminale të Srpskas në Kosovë.
“Po, do t’i dërgojmë fotografitë ku shihen banditët me xhipa të blinduar, si dhe emrat e kompanive që operojnë jashtëligjshëm.
Ndryshe, dje në media është raportuar se aktivistët e Listës Serbe janë rrahur në Leposaviq derisa futeshin në selinë e tyre të zgjedhjeve. /Indeksonline
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...