Dhe aspak nuk na çudit që kjo bukë nuk përmban fare drithëra.
Steven Gundry, nga Nebraska, autor i librit “Paradoksi i bimëve” e ka quajtur “pothuajse bukë”, dhe nuk përmban sojë, tharmë as gluten. Dhe duket pothuajse si bukë!
Nga çfarë përbëhet? Nga të bardhat e vezëve, mielli integral, vaji i kokosit, mielli i kokosit, mielli i patates së ëmbël, mielli i lajthisë, gjalpi i bademit dhe nga disa shtojca. Sipas recetës së tij, një copë e kësaj buke ka 90 kalori.
Natyrisht, dr. Gundry i ka iniciuar edhe prodhimin, prandaj nuk dëshiron ta zbulojë receten e plote.
Mirëpo, duke pasur parasysh që edhe vetë ka thënë që inspirimi për bukën ka ardhur nga paleo-ushqimi, i cili është i pasur me receta për bukë nga përbërës të ngjashëm, edhe ju mund ta bëni ndonjë nga versionet tuaja të “pothuajse bukës” së shëndetshme.
Ne kemi zgjedhur tani për tani njërin ndër më të popullarizuarat në internet, ndërkaq ju mund të hulumtoni variacione te ndryshme.
Përbërësit e recetës:
2 filxhanë miell integral
1/3 gotës + 1 lugë fara lini
½ lugë të vogla kripë,
1 lugë e vogël sodë buke,
½ filxhan qull misri,
6 lugë gjalpë,
4 vezë,
1 lugë e vogël uthull molle,
½ gote kos i bardhe.
Përgatitja:
Në tepsi të madhe përzieni të gjithë përbërësit pluhur dhe farat.Në tigan shkrini gjalpin dhe lëreni 5 minuta të ftohet.
Përzieni gjalpin e shkrirë me vezët, uthullën dhe kosin.
Me lugë përzieni përbërësit e njomë dhe të thatë derisa të bëhen si brume i bute.
Kujdes të mos e teproni me përzierjen, sepse do të bëhet shumë e ngjeshur.
Vendoseni për pjekje pasikeni shtruar leter pjekie ne ene.
Piqeni në 175 gradë, rreth 25 minuta (kontrollojeni për të qenë të sigurt a është e pjekur).
Lëreni bukën të ftohet në furrë, pastaj priteni në feta të holla dhe shërbejeni.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK