Komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjatët publikoi pamje të filmuara me dronë, ku shfaqen mijëra myslimanë “Rohingya” në Bangladesh, pasi kalojnë lumin Naf për t’ia mbathur nga Mianmari.
Kombet e Bashkuara njoftuan se videoja u xhirua mbi zonën Palongkhali, e refugjatët shfaqen duke mbërritur me varka dhe duke ecur përmes fushave të përmbytura.
Ata i bashkohen mbi gjysmë milioni “Rohingya”-ve që kanë braktisur Mianmarin që prej gushtit, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre nga ushtria e shtetit budist, që sipas OKB-së shkon në kufijtë e spastrimit etnik.
Qeveria në Mianmar vazhdon të mohojë dhunën ndaj kësaj pakice etnike, qëndrim që ka shkaktuar kritika nga e gjithë bota. Kritikave nuk i ka shpëtuar as udhëheqësja “de facto” e vendit, nobelistja Aung San Suu Kii se nuk po bën asgjë për të ndaluar spastrimin etnik, madje duket sikur e mbështet atë.
UNHCR-ja, që publikoi pamjet, bashkë me organizata të tjera për emigrantët, bëri thirrje për solidaritet global para zhvillimit të një konference për krizën e refugjatëve “Rohingya”.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...