Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të flasë publikisht pas akuzave të fundit që e lidhin me trafikun e drogës dhe të ndaluarin nga shteti italian, Moisi Habilaj.
Lidhur me këtë rast, Tahiri ka kërkuar takim me prokurorin e përgjithshëm.
Burime pranë Prokurorisë se Përgjithshme thonë se për shkak të angazhimeve, Prokurori i Përgjithshëm nuk do ta takoje sot ish ministrin.
Mendohet se shkak mund të jetë arrestimi i të afërmit të tij në Itali dhe shkrimet e botuara në shtypin italian për implikimin e vet Tahirit në trafikun ndërkombëtar të lëndeve narkotike.
Ndryshe, të dhëna tronditëse janë publikuar sot nga mediat italiane, një ditë pas arrestimit të një organizate të madhe droge shqiptaro-italiane të drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Policia italiane ka kryer përgjime ambientale dhe ndër të tjera Habilaj ka thënë në telefon se “30 mijë duhet t’ia jap Saimirit”. Bëhet fjalë për 30 mijë euro që do të vinin nga trafikimi i një sasie të madhe droge.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...