Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani ka dhënë detajet e vdekjes së një personi nga fruthi dje në QKUK.
Ramadani ka thënë se i ndjeri ishte i pavaksionuar dhe se kishte edhe probleme të tjera shëndetësore, shkruan arbresh.info.
“Dje ka ndodhur një rast në orët e mesditës kur një person që ka qenë duke u trajtuar nga data 27 i muajit të kaluar. Rasti ka qenë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Ai ka qenë i vendosur që nga data 30 në aparatin për frymëmarrje. Ju e dini se te ky i sëmurë ka qenë edhe një patalogji e rëndë pasi ai ka vuajtur nga tuberkulozi i mushkërive. Këta faktorë kanë bërë që gjendja e këtij të sëmuri, përkundër angazhimit maksimal të personelit, ai ka përfunduar me fatalitet. Ka qenë i sëmurë nga tuberkulozi, nga broniksiti dhe së treti nga fruthi. Edhe ky person nuk ka qenë i vaksionuar”, ka sqaruar Ramadani gjatë një konference për media për të folur rreth epidemisë së përhapur.
Ai ka thënë se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 68 raste prej të cilave tri janë në gjendje të rëndë./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...