Portugalia i ka shpallur tri ditë zie kombëtare, duke filluar nga sot, për viktimat e zjarreve që e kanë kapluar vendin.
Të paktën 36 persona vdiqën gjersa qindra zjarre kapluan zonat qendrore dhe veriore të Portugalisë të dielën dhe të hënën, transmeton Express.
Zjarret u shkaktuan nga moti i thatë dhe u përshpejtuan nga erërat atlantike të sjella nga uragani “Ofelia”.
Numri i madh i zjarreve e ka detyruar Portugalinë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në zonat veriore të lumit Tagus.
Kryeministri portugez, Antonio Costa, tha në një komunikatë se kjo është vala më e madhe e zjarreve që vendi i tij e ka përjetuar që nga viti 2006.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...