ORCA njofton publikun dhe në veçanti profesorët nga Fakulteti Filologjik, Fakulteti Filozofik dhe Fakulteti i Arteve, se sot ka publikuar një rekomandim (link) për publikim në mijëra revista nga fushat që lidhen më këto fakultete.
Pjesëtarët e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës nga fusha e gjuhës, letërsisë, historisë dhe disiplinat e ndryshme të arteve kanë qenë të zëshëm në insistimin se nuk mund t’i përmbushin kriteret statutare për avancime akademike pikërisht për shkak se nuk arrijnë të gjejnë revista ndërkombëtare që t’i publikojnë punimet e tyre. ORCA vjen si ndihmë duke u angazhuar në identifikimin e revistave shkencore sipas kategorive me qëllim të rritjes së mundësive për publikim nga ana e profesorëve nga Fakulteti Filologjik, Fakulteti Filozofik dhe Fakulteti i Arteve.
ORCA ka përpiluar një listë të tillë, e cila brenda saj ka me mijëra revista në të cilat stafi akademik i fushave të përmendura mund të publikojë punime.
Hulumtuesit e ORCA-s të mbikëqyrur nga konsulentë me përvojë kanë përpiluar listat e ndara sipas kategorive si dhe shembujt konkret të punimeve të publikuara nga vende dhe fusha specifike siç mund të jenë gjuha, muzika, historia etj.
ORCA pret që ky rekomandim të shtojë publikimet dhe të rrisë vigjilencën e menaxhmentit në çështje të vlerësimeve për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës.
Linku i rekomandimit: http://orca-ks.org/çp-content/uploads/2017/10/Udh%C3%ABzim-p%C3%ABr-publikim-n%C3%AB-revista-shkencore_final.pdf
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...