Mauro Icardi ishte protagonisti i padiskutueshëm i derbit të së dielës mes Interit e Milanit.
Kapiteni i zikaltërve ishte autori i të 3 golave për skuadrën e tij, duke shkruar tashmë emrin në historinë e kësaj skuadre.
Paraqitja e argjentinasit nuk ka lënë asnjë indiferent, madje as Mario Balotellin, që ka qenë pjesë si e Interit, ashtu edhe e Milanit. Sulmuesi i Nicës vendos të marrë edhe rolin e “këshilltarit” për kuqezinjtë.
“Icardit i bëj komplimentet e mia. Është vërtet shumë i zoti, një golashënues i vërtetë. Ndoshta Milani zgjohet dhe blen kartonin e tij”, shkruan Balotelli në rrjetin social “Instagram”.
Mauro Icardi, me paraqitjen e bërë në “San Siro” e çoi në 9 kuotën e golave të shënuar, në 8 ndeshje të luajtura këtë sezon në Serie A. Përpara tij qëndrojnë vetëm Immobile i Lacios, me 11 gola, dhe Dybala i Juventusit, me 10 të tillë.
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit