Real Madrid i ka thënë Manchester United se nëse duan të transferojnë Gareth Bale, duhet të heqin dorë nga portieri David de Gea.
United ka treguar interes për uellsianin gjatë viteve të fundit dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë merkatos së fundit verore teksa Jose Mourinho ka kërkuar përforcime në sulm përveç Romelu Lukakut.
Por United nuk ishte në gjendje të arrinte marrëveshjen me Madrid, megjithëse kampionët spanjollë mund të jenë të gatshëm për ta shitur gjatë verës tjetër.
The Sunday Mirror pretendon se Bale mund të jetë i United vitin tjetër, në shkëmbim të De Gea-s.
Por Mourinho nuk do të kishte shumë dëshirë të hiqte dorë nga portieri i tij.
De Gea është i lumtur me jetën e tij në Old Trafford por ka ndërmend të kthehet në Madrid në të ardhmen.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...