Populli i Indisë vlerësohet si njëri ndër popujt që konsumojnë më së shumti ushqime djegëse. Por, hindusi Pyare Mohan, i cili vjen nga fshati i vogël Madhya Pradesh, është kampion sa i përket këtyre ushqimeve.
Ai ha deri në 3 kilogramë speca djegës në ditë dhe sa më djegës që janë specat, ai ndihet më mirë. 40 vjeçari thotë se i duket se nuk ngopet derisa të hajë speca djegës.
Mohan thotë se pa speca djegës, nuk i duket se ha fare ushqim. Në një racion ushqimi hanë 1 kilogram speca djegës.
Lajmi për Mohan, se ai ha deri në 3 kg speca djegës çdo ditë ka zgjuar kureshtjen e njerëzve që ta vizitojnë atë.
Në shtëpinë e tij çdo ditë ka vizitorë nga vende të ndryshme të Indisë, e madje edhe jashtë saj, të cilët shkojnë për ta përcjellë atë më nga afër gjatë racioneve të ushqimit.
Ai thotë se vizitorët e trajtojnë atë si të ishte mbret. Ata habiten kur e shohin atë duke ngrënë kaq shumë speca djegës, ku në mesin e tyre ka edhe speca të bluar.
Mohan ka thënë se atë në ditë e vizitojnë së paku dhjetë persona të cilët kërkojnë të vërtetojnë se a është e vërtetë ajo që kanë dëgjuar.
Përkundër se ka gjashtë vjet që ha speca djegës çdo ditë, Mohan asnjëherë nuk është sëmurë nga to, por ai mendon se specat djegës ndihmojnë që të jetë shëndetshëm dhe aktiv.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...