LSDM-ja sonte shpalli fitore në më shumë se 40 komuna.
Shefi i Shtabit zgjedhor të LSDM-së Mile Zeçeviq, në konferencë shtypi tha se me këtë fitore, LDSM dhe koalicioni “Jetë për Maqedoninë” do të rrumbullakësojnë ndryshimet në vend.
“Kjo ditë është një festë për demokraci dhe një shembull i shprehjes paqësore dhe të lirë të çdo zëri të qytetarëve. Kështu duhet Maqedonia kur votohet lirisht dhe në mënyrë demokratike, pa presione”, tha Zeçeviq.
Shprehu falënderim për qytetarët, partitë politike që morën pjesë në procesin zgjedhor, si dhe të gjitha institucionet që mundësuan mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe korrekte.
Zeçeviç u bëri thirrje qytetarëve para qeverisë për të festuar fitoren ku do të pritet të drejtohet presidenti i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.
Kandidati për kryetar nga LSDM-ja për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov duke u drejtuar në pres konferencën e sotme tha se nga sot Shkupi dhe komunat e tjera i kthehen qytetarëve.
“Qytetarët e Shkupit dhe të Maqedonisë na treguan se i ka ardhur fundi qeverisjes së deritanishme të VMRO-DPMNE-së edhe pse mund të shpresojmë në fitore në raundin e parë në Shkup, megjithatë, rezultatet ende nuk janë të qarta deri në fund, por megjithatë kjo është një fitore e madhe për Shkupin, tha Shilegov.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...