Në rrugën “Murtez Zeneli” në Gjakovë dje është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: qese najloni të llojeve të ndryshme disa të gatshme për shitje si dhe një kavanoz të mbushura me bari ngjyrë gjelbër që dyshohet se është substancë narkotike e llojit arihuanë me peshë totale rreth 109.08 gram.
Polica njofton po ashtu në në këtë rast jan gjetur edhe katër thika të llojeve te ndryshme, një telefon të llojit Samsung Galaxi S-6 dhe një mulli për bluarjen e marihuanës.
“Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Në një rast tjetër në parkun e qytetit në Vushtrri mbrëmë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy letra me filtera të cilat përdoren për mbështjelljen e substancës narkotike.
“Gjatë kontrollit në hapësirën e parkut ku ishin të ulur të dyshuarit janë gjetur edhe dy cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa në Ferizaj dje është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 4.70 gr, kurse me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...