Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, dhe delegacioni i tij zhvilluan takim me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me gjendjen e përgjithshme në shëndetësi dhe rolin e FSSHK- së në këtë process, thuhet në njoftimin për media të FSSHK-së, transmeton Klan Kosova.
Ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari i FSSHK-së u dakorduan që të vazhdohet me hapat e mëtejmë të dialogut social të ndërtuar në mes të dy institucioneve, duke e vlerësuar si hap të parë dhe emergjent furnizimin me barna për të gjitha institucionet shëndetësore të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara.
Gjithashtu, është diskutuar edhe fillimi i përgatitjeve për implementim të marrëveshjes së nënshkruar nga FSSHK dhe Koalicion PAN, konkretisht implementimi i kërkesave të dala nga kjo marrëveshje.
Po ashtu është diskutuar edhe në lidhje me plotësimin dhe ndryshimin e infrastrukturës ligjore tek ato ligje dhe akte, të cilat është parë e nevojshme plotësimi por edhe të atyre akteve të cilat janë në proces të plotësim-ndryshimit në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës.
Palët në takim u dakorduan që të formohen grupe për dialog social dhe kontaktet të jenë intensive me qëllim të përmirësimit të gjendjes në sistemin shëndetësor.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...