Këngëtarja e famshme Dua Lipa, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka falenderuar revistën e famshme ‘Time’, pasi kjo e fundit në mesin e shumë emrave të famshëm, ka përzgjedhur edhe këngëtaren kosovare të jetë njëra nga ‘Next Generation Leaders 2017’, shkruan arbresh.info
Në shkrimin e ‘Time’ për Dua Lipën, shkruhet historia e saj se si u rikthye nga Kosova në U.K dhe arriti që fillimisht me Cover-a të ndryshëm të merrte vëmendjen e njerëzve falë zërit të saj, e më pas duke krijuar këngë të vetat hite të cilat nuk kanë të ndalur.
Dua për ‘Time’ ka zbuluar shumë rreth jetës së saj, ajo ka treguar që kur ka vendosur të rikthehet sërish në U.K ishte vetëm 15 vjeçe dhe se ishte e frikshme për të që të përballej e vetme me të gjitha sfidat që e prisnin atë, por që për fat të mirë ajo tashmë po i jeton ëndërrat e veta ku që nga viti 2015 me lansimin e këngës ‘Be the One’, gjithçka ka ecur mbarë për të./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BaKwnv6lKk3/?hl=en
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...