Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liburn nga Gjakova e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme fazën kryesore të kualifikimeve (Main Round) në UEFA Futsal Cup, duke e mposhtur kampionin e Francës, Garges Djibson, në kuadër të Grupit 5, me rezultat 6:4.
Kjo ndeshje u zhvillua në Zagreb, aty ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera të këtij grupi. Deri te fitorja Liburnin e udhëhoqi Halim Selmanaj, me katër gola të shënuar, derisa me nga një gol kontribuan Mentor Mejzini dhe Ramadan Alaj.
Nesër në mbrëmje në orën 20:30 skuadra gjakovare do të ballafaqohet me kampionin e Kroacisë, Nacional, që vlerësohet favorit i këtij grupi. Skuadra kroate në ndeshjen e parë e mposhti kampionin e Armenisë, Leo, me shifrat 4:1.
https://www.youtube.com/watch?v=6KJ1oCugYbk&feature=youtu.be
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...