Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka premtuar një vend pune kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit, pasi që “Arban Abrashi i LDK-së të fitojë zgjedhjet lokale të 22 tetorit”.
Sipas Mustafës, Ahmeti do të mund të bëhet zëdhënës i komunës pasi sipas tij, “LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë”.
“PDK-së i dështoi Vetëvendosja në Prishtinë, me të cilën në vitin 2013 ishin aleatë kundër LDK-së dhe për ta bërë Shpendin kryetar. LDK e ka një zgjidhje më të mirë sivjet. Arban Abrashi, kryetar i Prishtinës e Shpendi, zëdhënës i komunës. Kombinim i mirë. LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...