Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka dalur me deklaratë për media në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor.
Nga SHBA thonë se zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në institucionet Euro-Atlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të shprehin këndvështrimet e tyre rreth çështjeve në komunitetet e tyre dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit. Inkurajojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat të raportojnë të gjitha shqetësimet rreth parregullsive zgjedhore deri tek autoritetet përkatëse. Zyrtarët qeveritar dhe lokal duhet të hetojnë në tërësi të gjitha pohimet për abuzim dhe të ndërmarrin masa. Së fundmi, me veprat e tyre partitë, institucionet e qeverisë, gazetarët dhe qytetarët do të përcaktojnë kredibilitetin e procesit”, thuhet në deklaratën e SHBA-ve.
Ata në fund shtojnë se zgjedhjet janë pjesë kritike e çdo demokracie dhe kanë mbështetur përpjekjet për inkurajim të votuesve.
Ambasada e SHBA do të marrë pjesë aktive në vëzhgimin e zgjedhjeve, së bashku me vëzhguesit tjerë ndërkombëtarë dhe lokal.
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën