OSBE do të përkrahë KQZ-në ditën e zgjedhjeve me një numër të madh të stafit që do të jetë aktiv në komunat veriore ditën e zgjedhjeve.
Kështu ka deklaruar shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, gjatë vizitës që i ka bërë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përderisa shtoi se ndihma e OSBE-së në zgjedhjet e 22 tetorit do të jetë teknike.
“Ne jemi këtu për t’ju përkrahur dhe KQZ është këtu të jap ndihmë teknike. Jemi shumë të kënaqur të ofrojmë ndihmën tonë. Ne kemi një numër të madh të stafit që do të punojë në komunat veriore. Ne do t’iu ndihmojmë të arrini zgjedhjet më të mira në aspektin teknik. Unë dëshiroj që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtat ditën e zgjedhjeve dhe partitë të respektojnë rregullat dhe ligjet”, tha ai.
Ndërkaq, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka thënë se kanë përfunduar të gjitha punët e mëdha për ditën e zgjedhjeve, ndërsa ka falënderuar shefin e Misionit të OSBE-së për ndihmën e vazhdueshme.
“OSBE do të ofrojë përkrahje teknike për KQZ-në vetëm ditën e zgjedhjeve. Në emër të KQZ ftoj partitë politike që t’i përmbahen ligjit dhe qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 22 tetor”, tha ajo.
Nënshkruhen marrëveshjet në vlerë 96 milionë euro me Bankën ...
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...