Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka vizituar Klinikën Infektive për tu njohur nga afër me gjendjen, pas raportimit të kësaj klinike në lidhje me rastet e reja të raportuara me fruth.
Në takim me drejtorin dhe kryeinfermierin e kësaj klinike, Naser Rrustemi, ai u njoftua për numrin e rasteve të mjekuara deri tani dhe për masat që kjo klinikë ka ndërmarrë për të menaxhuar situatën.
Hamdi Ramadani, drejtor i kësaj klinike, njoftoi se momentalisht në këtë klinikë janë duke u mjekuar 36 raste me fruth, prej tyre 4 janë në gjendje më të komplikuar, përderisa 75 raste të tjera pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.
Sipas tij, pacientët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga foshnjat e deri tek mosha 40 vjeçare.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm falënderoj stafin për punën dhe angazhimin e treguar për të ofruar ndihmesën shëndetësore për rastet e paraqitura.
Ai premtoi se do të angazhohet bashkë me bordin drejtues dhe Ministrinë e Shëndetësisë që të përmirësohet gjendja qoftë për sa i përket furnizimit me barna dhe material shpenzues, por edhe infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme.
KQZ-ja nuk e certifikon motrën e Donika Kadajt në listën bos...
Skandali i basteve në Turqi – zbulohen detaje të reja
Irani po rindërton arsenalin e tij të raketave, me shpejtësi...
Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”
Aksident me fatalitet në Shkodër, shoferi slloven godet për ...
Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” ...