Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.
Ambasadori i ri në këtë takim është shoqëruar edhe nga zv.Shefi i Misionit, Jan-Alex Voss. Në këtë takim njoftues, të mbajtur dje ata i uruan njëri-tjetrit marrjen e detyrës së re, përcjellë Klan Kosova.
Ministri Hasani e ka falënderuar me këtë ambasadorin Heldt, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe ka kërkuar që kjo frymë e mirë e bashkëpunimit të thellohet edhe më tej.
Hasani ka shpalosur para ambasadorit objektivat e tij që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij udhëheqës.
Ata njoftohet se kanë biseduar edhe për mundësinë e organizimit të një konference në Gjermani, në të cilën investitorët e mundshëm gjermanë, do të kenë mundësi që të njoftohen me klimën e biznesit këtu, mundësitë e investimit dhe lehtësirat që do t’u bëhen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër