
Lindsay Lohan arrives for The 2010 MTV Movie Awards, Universal Studios, Los Angeles.
Aktorja në Instagram ka xhiruar një video, në të cilën i del në mbrojtje producentit, të cilin më shumë se 25 femra e kanë akuzuar për sulm seksual.
Harvey Weinstein (65) akuzohet për keqtrajtim seksual dhe dhunim. Në mesin e viktimave seksuale thuhet të jenë Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow, Mira Sorvino, Ashley Judd, Rose McGowan, Jennifer Lawrence dhe shumë të tjera.
Weinstein për këtë arsye është shkarkuar nga shtëpia e filmit, ndërkohë që e ka braktisur edhe bashkëshortja. Ai është dënuar nga e gjithë bota e Hollywood-it dhe bëhet fjalë për njërin nga skandalet më të mëdha në disa nga dekadat e fundit. Por, Lindsay mendon ndryshe. “Ndihem shumë keq për shkak të Harvey Weinstein.
Mendoj se kjo nuk është në rregull. Mendoj se Georgina duhet të mbështesë bashkëshortin e saj”, ka thënë aktorja. Ajo ka bërë të ditur se kanë punuar në disa filma dhe se Harvey asnjëherë nuk e ka lënduar dhe nuk i ka bërë asgjë.
“Prandaj, mendoj se të gjithë duhet të ndalen. Ky është gabim”, ka thënë Lindsay. Lindsay ndërkohë ka shlyer videon, por ajo tashmë është bërë virale në internet.
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...