Paul Pogba është rikthyer në stërvitje, një muaj pas largimit nga fusha për shkak të një lëndimi.
Reprezentuesi i Francës pësoi tërheqje muskulore në fitoren 3 me 0 ndaj Baselit më 12 shtator duke ngjallur dyshime që mund të mos jetë në fushë deri në fund të këtij viti, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Jose Mourinho konfirmoi vetëm se Manchester United do të jetë në mungesë të 24-vjeçarit “për një kohë të gjatë” duke refuzuar të flas në detaje për rikthimin e tij në aksion.
Megjithatë, Pogba është rikthyer me shpejtësi në stërvitje pas pushimit të shkurt në Florida gjatë pushimeve ndërkombëtare.
Ish ylli i Juventusit shfrytëzoi rrjetin social Instagram për t’i njoftuar ndjekësit e tij kohë pas kohe për procesin e rehabilitimit./arbresh.info/
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...