Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nderuar me medaljen “Urdhëri i pavarësisë” homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në Kosovës si president, shkruan arbresh.info.
“Është surprizë e veçantë dhe do ta marrë atë si vlerësim për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që i kanë dhënë mbështetje lirisë dhe pavarësisë së Kosovës,” është shprehur Meta pas marrjes së kësaj medalje.
Ai ka rishprehur mbështetjen për forcimin e pavarësisë, njohjes ndërkombëtare dhe perspektivën e saj evropiane.
Meta gjatë ditës do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.
Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...