Sepse, pjesët e trurit të ngarkuara për të folur janë më të zhvilluara së paku për 20 për qind më shumë tek gratë se tek burrat.
Për këtë arsye llafazania ‘femërore’ është thjesht çështje e anatomisë. Për gratë, të folurit shumë është një çlirim stresi dhe u jep një kënaqësi të madhe fizike, ashtu siç japin drogat.
Neuropsikiatrja kaliforniane, Louann Brizedine, në librin “Truri femëror”, pohon se truri i një gruaje dhe truri i një burri ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri për shkak të aktivitetit të ndryshëm hormonal.
Progesteroni dhe testosteroni janë elementet bazë të sjelljes dhe identitetit, me të gjitha pasojat e mundshme.
Pra, le të sqarojmë një fakt të rëndësishëm: e folura është një tipar që natyra ia ka dhuruar gruas.
Këtë e di mirë ish-rektori i Harwardit, Lawrence Summers, i cili rrezikoi vendin e punës sepse u shpreh që gratë janë aq pak të zonja për të përballuar shkencën, saqë në fushën akademike kanë shumë pak sukses.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...