Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë shtetërore në Kosovë si President, shkruan arbresh.info.
Presidenti Meta do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidentin Thaçi, më pas do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, ndërsa do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.
Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës