Secili nga ne ka pozicionin e preferuar për të fjetur, por që të gjithë kemi një zakon të përbashkët.
Asnjë nga ne nuk flen pa u mbuluar me batanije ose jorgan, shkruan portali arbresh.info
Megjithëse gjatë historisë shtrati ishte një luks i rezervuar për të pasurit dhe të fuqishmit, si mbretërit dhe tregtarët, batanija dhe jorgani ishin gjë univerale dhe përdoreshin nga të gjithë pa dallim.
Por shkenca jep arsyet e saj se pse gjithmonë mbulohemi kur flemë?
Sipas shkencëtarëve, kur flejmë thelbësore është temperatura e trupit dhe batanija ose jorgani na nevoiten për të ndaluar dridhjet e trupit.
Jorgani ruan temperaturën e trupit dhe mbron atë nga ftohja.
“Shanset janë që ne jemi rritur duke fjetur të mbuluar me batanije”, tha drejtor i klinikës së pagjumësisë në Qendrën e Disorderit të Gjumit të Unitetit në Rochester të Nju Jorkut, Alice Hoagland.
Ai shton se gjumi mbuluar me batanije dhe jorgan i ndihmon shumë pacientët që vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia. Sipas tij, një ndër asyet kryesore është se batanijet dhe jorgani e bëjnë pacientët që të ndihen më të sigurtë dhe rrisin nivelin e serotinës së trurit./arbresh.info/
“Po bën punë të shkëlqyera”, Trump falënderon Osmanin për pj...
Real Madrid dorëzon provat në UEFA për rastin e racizmit nda...
Osmani në rresht të parë, Rama shpërndan momentin kur liderë...
Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltar...
PSG merr lajme pozitive për Dembelen, shmanget dëmtimi serio...
Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vle...