Siria ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për mbështetjen e grupeve terroriste në Siri me armë dhe municione, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Ministria e Mbrojtjes siriane tha në një raport se kanë kapur sasi të mëdha të armëve dhe municioneve të bëra nga Perëndimi, transmeton portali arbresh.info
Sipas autoriteteve siriane, armët dhe municionet e bëra nga Perëndimi u gjetën në një strehimore të militantëve të Shtetit Islamik dhe grupeve tjera terroriste.
“ISIS dhe Fronti Nusra i lidhur me al-Kaidën i u ofronte vendeve perëndimore naftë, në këmbin të raketave, pushkëve, mitralozëve dhe raketa anti-ajrore”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ministria tha se armët arritën në Siri nëpërmjet kanaleve të ndryshme, përfshirë disa kompani në Europën Lindore që kanë lidhje me bazën ushtarake amerikane të Rammstein në Gjermani.
Sipas ministrisë shumica e ushtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane, të cilët kishin marrë trajnim në Turqi dhe Jordani, më vonë u bashkuan me ISIS ose Frontin Nusra./arbresh.info/
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...