Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet gjykimi ndaj ish- rektorit të UP-së, Enver Hasani, në të cilin rast po dëshmon rektori i tanishëm i UP-së, Marian Dema.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurores speciale, Drita Hajdari, rektori Dema tha se në vitin 2008 ka qenë prorektor për financa në Universitetin e Prishtinës dhe se nuk ka pasur ndonjë kompetencë për lidhjen e kontratave mes UP-së dhe subjekteve tjera.
Sipas tij, kjo kontratë është krijuar dhe mbikëqyrur nga ish-rektori Enver Hasani, shkruan arbresh.info.
“Zyrën e Prokurimit e ka pastruar, duke e larguar nga puna zyrtarin e prokurimit Kreshnik Gashi, në atë kohë nuk e kam ditë çka po ndodh, por tash kur e kam lexuar e kam të qartë si loti se çka ka ndodhur. Sjellja e Haki Veliut si zyrtar i Prokurimit pa konkurs, largimi i Kreshnik Gashit pa asnjë arsye, mbi 10 deri 20 herë më ka pyetur çka po ndodh me tenderin e përkthimeve, afërsia e tij me njerëzit e këtij Institut. Ka qenë vjeshta e vitit 2009 kur më ka thirr Enver Hasani në Villa Gërmia, aty ka qenë Haki Veliu dhe aty jam njoftuar me këtë kontratë, por s’e kam parë. Aty i kam thënë Haki Veliut se ke bërë një gabim sepse jam i bindur se Veliu nuk i ka njohur personat e Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN)”, është shprehur Dema në dëshminë e tij.
Ai tha se nuk i ka njohur as nuk ka pasur shoqëri me asnjë person të ISN-së dhe as Haki Veliun.
Dema shtoi se mban përgjegjësi për këto që i tha.
“Për këto çka po them mbaj përgjegjsi penale, profesionale dhe morale”, u shpreh Dema.
/arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...