Chelsea raportohet se do të jetë në mungesë të sulmuesit Alvaro Morata për ndeshjen e së shtunës në Premierë Ligë kundër Crystal Palaces për shkak të tërheqjes muskulore.
24-vjeçari fillimisht la të kuptohej përmes rrjeteve sociale se do të rikthehet në aksion pas ndeshjeve me skuadrën kombëtare, por duket se udhëtimi në Selhurst Park këtë vikend ka ardhur me shpejtësi, transmeton portali arbresh.info.

Sipas mediave angleze, trajneri i “Bluve”, Antonio Conte shpreson në rikthimin e sulmuesit të tij në ndeshjen e ardhshme në kuadër të fazave të grupeve në Ligë të Kampionëve të mërkurën kundër Romas.
Morata pësoi lëndim të shkallës së dytë në kofshë gjatë disfatës 1 me 0 të Chelseat ndaj Manchester Cityt dy javë më parë.
Reprezentuesi spanjoll, i cili u transferua te klubi në Stamford Bridge nga Real Madridi këtë verë, ka shënuar deri tani shtatë gola dhe ka krijuar dy asistime./arbresh.info/
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt