Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës i Kuvendit të Kosovës në mbledhjen konstituive, ka vendosur që të martën nga ora 10:00 të thërrasë për raportim Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shkruan arbresh.info.
“Do të ishte e përshtatshme dita e martë për mbledhje të komisionit për shkak se dita e hënë është e ngarkuar me mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit dhe dita e martë do të ishte më e përshtatshme dhe varësisht prej situatave mund të mbajmë mbledhje edhe ditëve të tjera,” është shprehur anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjem Rexhep Selimi.
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari i Komisionit, Haxhi Shala, ka mbajtur sot mbledhjen e parë konstituive për legjislaturën VI-të.
Me këtë rast, u diskutua lidhur me fushëveprimin e Komisionit, si dhe për përgatitjen e një Plani të Veprimit të Komisionit, ndërkaq, anëtarët shfaqën zotimin se do të japin kontributin e tyre në Komision në mënyrë profesionale./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...