Një patrullë policie në sheshin Don Aragno në Legino të Italisë ka ndaluar një shtetas shqiptar për një kontroll rutinë të dokumentave të makinës, por 31 vjeçari i ka pritur me grushte oficerët e policisë.
Shqiptari me inicialet S.J, 31 vjeçar nuk i ka dorëzuar dokumentat, por në të kundërt ka goditur me grusht njërin nga efektivët e policisë dhe ka nisur tja mbathë.
Fatkeqësisht për të policia e ka kapur disa metra më tutje dhe e ka çuar prapa hekurave.
Me nisjen e hetimeve në komisariat ka rezultuar se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga ana e Gjykatës së Savonas, pasi ai duhej të kishte kryer një vit burg që në vitin 2015.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot