Kur flitet për veshjet e meshkujve dhe të femrave, është e rrënjosur në mendjen tonë, se ngjyra rozë është vetëm për femra, ndërsa për meshkujt është ngjyra e kaltërt.
Por jo gjithmonë ka qenë kështu, transmeton portali arbresh.info
Veshja e djemve me rroba ngjyrë rozë është përdorur për të treguar anën e tij mashkullore.
Ekperti i ngjyrave dhe pedagodu Gavin Evans ka thënë për “Business Insider” se ishin pikërisht reklamat e fund shek.19-të dhe fillim shek.20-të që të vishnin djemtë e tyre me ngjyrë rozë, nëse donin që ata të ishin mashkullorë, ndërsa vajzat të visheshin me ngjyrë të kaltërt, nëse donin që ato të ishin femërore.
Ai jep edhe arsyen:
“Kjo ishte një këshillë që u shpërnda shumë gjërësisht dhe kishte arsye për këtë. Në një pjesë të Europës ngjyra e kaltërt është parë si ngjyrë femërore për shkak të veshjes së Virgjëreshës Maria, ndërsa ngjyra rozë është parë si ngjyra e kuqe por në versionin mashkullor”, tha ai.
Ai sqaron edhe ndikimin që kanë bërë reklamat në lidhje me këtë.
“Gradualisht filloi të ndryshojë, megjithatë në mesin e shek.20-të është bërë një fushatë e madhe e reklamave dhe agjencive të marketingut që theksonin se ngjyra rozë është ngjyrë ekskluzive për gjininë femrore. Ndryshimi erdhi shumë shpejt”, shton ai.
Në librin e tij “The Story of Color” ai vë në dukje se ne jemi të “bombarduar” me mendime, kuptime dhe fakte rreth ngjyrave, varësisht nga kultura. Për shembull, në kulturën angleze ngjyra e zezë lidhet me vdekjen, ndërsa e gjelbërta me zilinë. Por, sikurse ka ndodhur ndryshimi me ngjyrën rozë dhe të kaltërt, ka tendenca që edhe kuptimi për ngjyrat tjera të ndryshojë./arbresh.info/
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania