Ne “nuk do ta nënçmojmë” Kosovën, ka thënë trajneri i kombëtares së Islandës në futboll, Heimir Hallgrimsson, para ndeshjes vendimtare në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të futbollit në vitin 2018 në Rusi, që zhvillohet nesër.
Pas fitores bindëse kundër Turqisë si mysafire me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar pardje, Islanda pothuajse e ka siguruar pjesëmarrjen në garat përfundimtare të botërorit, raporton DPA nga Rejkjaviku.
“Ne kemi thënë në konferencën e parë për shtyp se ndeshja e fundit do të vendos se kush do të shkoj në Kampionatin Botëror”, tha Hallgrimsson.
Megjithatë kombëtarja e Kosovës është e fundit në Grupin I të kualifikimeve me vetëm një pikë të fituar, trajneri Hallgrimsson thotë se mysafirët nga Kosova kanë cilësi.
“Tri ndeshjet e fundit të tyre kanë treguar se sa larg ata kanë shkuar. Ata ishin në garë në të gjitha ndeshjet, i kishin gjasët e tyre dhe ky është një ekip që ne nuk do ta nënçmojmë”, tha Hallgrimsson për gazetën Morgunladid.
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...