Nacionalistët e bardhë janë kthyer duke protestuar në Charlottesville në SHBA, dy muaj pas përleshjeve të dhunshme, ku mbeti e vrarë një grua.
Kryebashkiaku i qytetit tha se paraqitja e grupit të vogël në statujën e një gjenerali të konfederatës ishte “një tjetër vizitë e neveritshme nga frikacakët neonazistë”, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Tubimi i shkurtër u organizua nga figura e ekstremit të djathtë Richard Spenser.
Në disa video të postuara në rrjetet sociale protestuesit dëgjohen duke brohoritur “ju nuk do të na zëvendësoni” dhe “ne do të kthehemi”.
Vendi i tubimit ishte te stuatuja e Konfederatës së Përgjithshme, Robert E Lee.
Policia ka raportuar se grupi prej 30 deri në 50 persona është shpërndarë në mënyrë të qetë.
Shtetet e Bashkuara janë kapluar nga një debat kombëtar për heqjen e simboleve të konfederatës nga lufta civile amerikane për shkak të lidhjes së tyre me skllavërinë./arbresh.info/
https://twitter.com/MattTalhelm/status/916813883863683072?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-41543631
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...