Barcelona është duke përgatitur një lëvizje shokuese për sulmuesin e talentuar franceze të Manchester Unitedit, Anthony Martial, i cili është objektiv edhe i Arsenalit.
Sulmuesi francez po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezon te Djajtë e Kuq duke shënuar edhe shumë gola dhe bërë asistime.
Megjithatë, Martial mbetet edhe një lojtar jo titullar në formacionin e trajnerit Jose Mourinho, i cili më shumë po preferon anglezin Marcus Rashford.
Kështu, skuadra tjera të mëdha nga ligat evropiane kanë vendosur shikimin e tyre mbi talentin francez, 21-vjeçar.
Sipas gazetës spanjolle El Mundo Deportivo, Barça po mban shënime mbi paraqitjet e francezit në muajt e parë të sezonit të ri.
Drejtuesit e klubit katalunas janë duke shikuar zhvillimet ndërsa ata kërkojnë të ringjallin sulmin, i cili ka filluar të plaket.
Martial ka qenë gjithashtu i lidhur me një transferim të janarit në Arsenal në shtypin e sotëm britanik.
Mediat britanike theksonin se francezi shihet si zëvendësues ideal i Alexis Sanchezit, i cili pritet të largohet nga Topçinjtë më së largu në verën e vitit 2018
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...