Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se “vetëm një gjë mund të funksionojë” me Korenë Veriore, pasi sipas tij administratat e kaluara kanë dëshuar në bisedimet me Phenianin.
“Presidentët dhe administratat e tyre kanë 25 vjet që bisedojnë me Korenë Veriore. Janë arritur marrëveshje dhe janë shpenzuar shumë para”, ka thënë Trump në një postim në Twitter, transmeton portali arbresh.info
“Marrëveshjet janë shkelur para se të thahej ngjyra ( e nënshkrimit në letër) dhe kanë bërë shaka me negociatorët amerikane. Më vjen keq, por vetëm një gjë do të funksionojë me Korenë Veriore”, ka shtuar ai.
Trump nuk ka dhënë detaje më të hollëishme. Lufta e fjalëve mes Presidentit Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un është duke vazhduar që pas testimit të gjashtë të raketës bërthamore nga ana e regjimit komunist./arbresh.info/
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...