Arsene Wenger insiston se nuk ka çfarë për të thënë rreth asaj se kush do të jetë zëvendësues i tij si trajner i Arsenalit pas lidhjeve të Carlo Ancelottit me rolin e tij.
67-vjeçari nënshkroi kontratë dy vjeçare me Arsenalin pasi fitoi ‘FA Cup’ sezonin e kaluar, por pranoi se ka hezituar rreth marrëveshjes së re dhe se ka pasur bisedime me Paris Saint Germainin, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, Ancelotti ishte shkarkuar nga Bayern Munichu javën e kaluar dhe raportet në Itali pretendojnë se ish trajneri i Chelseat do të jetë zëvendësuesi i Wengerit në Arsenal.

“Nuk e di se kush do të më zëvendësoj mua në Arsenal”, tha Wenger kur është pyetur se çfarë mendimi ka për italianin si pasardhës të tij në Arsenal.
“Kur ju jeni trajner i një klubi, ju duhet punoni sikur do të jeni aty për gjithë jetën sepse iu kërkon përkushtim të plotë. Besoj gjithashtu që një klub futbolli funksion nga të gjithë kur e bëjnë punën mirë”
“Puna ime është të përgatiti skuadrën për ndeshjen e ardhshme dhe të jem përgjegjës për politikën teknike të Arsenalit. Puna e bordit tim është të zgjedh trajnerin e ardhshëm, nuk dua ta bëjë unë punën e bordit”, përfundoi Wenger.
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh sot krerët e bashkive në P...
Projektligji për çmimet tavan, Kurti:Po mbrojmë lirinë e tre...
Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimi...
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...