Ahmeti – Isa Mustafës: Na le bakshish Thaçin e Veselin

13:00 | 7 Tetor 2017
Arbresh.info

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës për akuzat rreth bashkëpunimit të Ahmetit me PDK-në.

Ahmeti i ka thënë Mustafës se ishte pikërisht LDK-ja e tij që ka bashkëqeverisur me PDK-në dhe ua ka lënë “bakshish” Hashim Thaçin president dhe Kadri Veselin si kryetar Kuvendi.

Ky është shkrimi i Ahmetit në facebook:

“Isa Mustafa duhet me dijtë që sot shumë lehtë në internet mundesh me i pa krejt ngjarjet politike në vitet e fundit edhe në qoftë se nuk ke jetu në Kosovë. Nuk është si në kohën e Jugosllavisë.

Sot paska thënë që VV është me PDK. Qe gati 15 vite, në intervale të ndryshme LDK dhe PDK kanë bashkëqeverisur. Së fundmi në qeverinë e fundit Isa na i la bakshish Hashim Thaqin President e Kadri Veselin Kryetar Kuvendi. Në Kuvendin Komunal të Prishtinës qe tre vite e edhe më tutje mjafton me ja mshel synin Agim Gashi Lirakut e anasjelltas për me blloku gjana.

Përpara ndoshta edhe keni arrit me mshef veprime të kaluara por sot jo. Mjaft me propaganda koti më’, ka shkruar Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale